Bota

Rusia drejt prodhimit të Sputnik V në Itali


Mbërritja e vaksinave Sputnik V, në Tunizi

Fondi Rus i Investimeve Direkte(RDIF), i cili mbikëqyr shpërndarjen e vaksinës Covid 19, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me njё kompani farmaceutike zvicerane për prodhimin e vaksinës së saj jashtë vendit. “Kompania Adienne në bazën e saj në Itali, do tё prodhojë vaksinёn ruse”, u shpreh dhoma tregtare italo-ruse në një deklaratë.

Sipas zyrtarëve italianë, qё tё nis prodhimi kёrkohet miratimi i rregullatorëve lokalë dhe rajoni i Lombardisë, ku është vendosur fabrika, nuk ёshtё përfshirë ende në një “marrëveshje ekskluzivisht private-ligjore”.

Ndërkohë, Adienne nuk i’u pёrgjigjur ende thirrjeve.

Nëse do tё ishte i realizueshёm, plani i prodhimit të Italisë do të ishte partneriteti i parë i tillë brenda BE-së. Kreu i RDIF, Kirill Dmitriev i tha televizionit shtetëror rus se fondi i investimeve kishte nënshkruar gjithashtu marrëveshje me prodhuesit në Gjermani, Spanjë dhe Francë.

Shtytja e Rusisë për të zgjeruar prodhimin jashtë shtetit të Sputnik V vjen pasi Kremlini përpiqet të furnizojë vendet e huaja me më shumë se 1.4 miliardë doza të vaksinës, gjë që ka demonstruar shkallën e lartë të efikasitetit në provat klinike të rishikuara nga kolegët. RDIF ka firmosuar kontraktua prodhimin në fabrika në Indi, Kinë, Korenë e Jugut dhe Brazil.

Sidoqoftë, disa nga kompanitë e përfshira thonë se nuk ёshtё realizuar ende prodhimi i plotë. Gjatë katër muajve të fundit, fondi i Kremlinit ka drejtuar rreth 1.25 milionё doza Sputnik V të realizuara në Rusi në tregjet e eksportit. Përfshirë Sllovakinë, Serbinë, Meksikën, Argjentinën dhe Hungarinë.

Analistët thonë se eksportet nga Rusia kanë qenë të mundshme pjesërisht për shkak të numrit tё ulёt tё inokulimeve branda vendit dhe skepticizmit tё pёrhapur midis rusёve.

Sipas njё sondazhi tё botuar nga Qendra e pavarur Levada, vetёm 30% e rusёve ishin tё gatshёm tё vaksinoheshin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore