Lajme

Tajvani zbulon 21 avionë dhe 11 luftanije kineze rreth ishullit


Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka zbuluar 21 avionë kinezë dhe 11 anije luftarake rreth ishullit në 24 orët e fundit.

Po ashtu ministria tajvaneze ka zbuluar edhe katër njësi të rojeve bregdetare.

Sipas njoftimit, kanë qenë dhjetë avionë që kanë hyrë në zonën e njohjes së mbrojtjes ajrore (Adiz) nga jugperëndimi dhe juglindja.

Ndërkohë, forcat e armatosura të ishullit “ndoqën situatën dhe u përgjigjën në përputhje me rrethanat”.

Rritja e aktivitetit sakaq ka ndodhurnë ditën e mbërritjes së një delegacioni dypartiak të parlamentarëve amerikanë dhe shefit të Nvidia-s, Jensen Huang, disa ditë pas stërvitjeve masive ushtarake ndëshkuese të Kinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore