Sport

Riqui Puig mund të përfundojë në Serinë A


Spanjollja Mundo Deportivo raporton se dy gjigandët e Serisë A, Juventus-i dhe Inter-i po kërkojnë shërbimet e talentit të Barcelona-s, Riqui Puig-ut. Puig-u është aktivizuar pak nga Ronald Koeman-i pasi nuk përshtatet me taktikat e tij dhe në verë pritet të largohet.

Lajmi për interesimin e Juventus-it dhe Inter-it për Puig-un është konfirmuar edhe nga Calciomercato, që gjithashtu raporton se Barça kërkon të përfitojë të ardhura prej tij.

Puig-u është produkt i akadamisë së Barcelona-s. Transfermarket-i e vlerëson kartonin e tij rreth 18 milionë euro. Por, edhe për Juventus-in dhe Inter-in nuk mbetet e lehtë për ta transferuar 21-vjeçarin pasi janë në krizë ekonomike.

Juventus-i duhet të kryejë disa shitje në fillim. Nga kampi bardhezi pritet të largohet Federico Bernardeschi, Adrien Rabiot-i, Rodrigo Bentancur-i dhe Aaron Ramsey. Rabiot-i kërkohet nga Barcelona dhe mund të ketë një përfshirjë të Puig-ut në marrëveshje.

Inter-i ka në përberjë dy lojtarë për të cilët Barcelona ka shfaqur interes. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez-in dhe Alessandro Bastoni-n. Edhe në këtë rast, Puig-u mund të përdoret për të ulur vlerën e lojtarëve të Inter-it.

Puig-u nuk ka nisur një lojë nga minuta e parë që nga 13 shkurti kundër Deportivo Alaves-it, ndërsa nuk ka luajtur asnjë minutë që nga 5 prilli, kur luajti përballë Real Valladolid-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore