Stil

Regjisori i “Black Panther”, Ryan Coogler ngatërrohet me grabitës bankarë – arrestohet për disa orë


Regjisori i filmit super heroik “Black Panther”, Ryan Coogler, u ngatërrua me një grabitës banke teksa u përpoq të merrte para nga llogaria e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, Ryan Coogler ishtr arrestuar për disa orë, pasi u përpoq të tërhiqte 12 mijë 000 dollarë nga banka e Atlantës në janar, thuhet në raportin e policisë.

Ryan Coogler.

Personi që e kishte nxitur ngjarjen, thuhet se i kishte thënë shefit të saj se dyshonte për një tentativë grabitje pasi kishte keqinterpretuar situatën. Në një intervistë për revistën, TMZ, Coogler ka thënë se “situata nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”.

Megjithatë, 35-vjeçari tha se Banka e Amerikës që atëherë  kishte punuar me të, prandaj bashkëpunimi mes tyre vazhdon të jetë ne rregull.

Sipas raportit të policisë, i cili u mor nga faqja e internetit, Coogler – thuhet se mbante një maskë për fytyrën kundër COVID-it, si dhe syze dielli e një kapelë. Ai i kishte dhënë arkëtarit një fletë tërheqjeje me një shënim që thoshte se ai kërkonte 12 mijë dollarë nga llogaria e tij.

Mes tjerash, ai kishte treguar edhe identifikimin, por New York Times raportoi se ai i tha policisë se po paguante për një asistent mjekësor që punonte për familjen e tij dhe kërkoi maturi për shqetësimet e sigurisë për shkak të shumës së parave.

Ryan Coogler.

Personi që shpalosi historinë, ishte një grua me ngjyrë, siç është Coogler,dhe aso kohe ishte shtatzënë e po ashtu e shqetësuar për sigurinë e saj.

Transaksioni shkaktoi një njoftim automatik pasi ishte mbi 10 mijë ollarë, në të cilën moment punëtorjai tha shefit të saj se dyshonte për një grabitje dhe policia u ftua në vendin e ngjarjes.

Regjisori, i cili ka punuar për vazhdimin e “Black Panther” të vitit 2018, u prangos për pak kohë dhe u ndalua përpara se të provonte identitetin e tij dhe të lirohej.

Një zëdhënës i Bankës së Amerikës i tha revistës amerikane Variety: “Na vjen shumë keq që ndodhi ky incident. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe ne i kemi kërkuar falje, Coogler”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore