Sport

Real Madrid dhe Chelsea të interesuar për Matthijs de Ligt


Real Madrid do t’i bashkohet garës për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt, pasi të interesuar për holandezin janë edhe Chelsea.

Sipas Calciomercato, gjigantët spanjollë janë të interesuar për qendërmbrojtësin holandez pasi atyre iu larguan dy mbrojtësir kryesorë, Raphael Varane dhe Sergio Ramos.

Los Blancos po i japin përparësi një lëvizjeje për një qendërmbrojtës të nivelit të lartë në mundësinë, por çdo marrëveshje nuk ka gjasa të jetë e lirë.

Pasi Juventus transferuan yllin holandez nga Ajax për një tarifë prej 75 milionë eurosh në vitin 2019.

Chelsea u përfol se ishte në kërkim të nënshkrimit të 22-vjeçarit, edhe pse ata gjithashtu mbeten në lidhje të ngushtë me yllin e Sevilla FC, francezin Jules Kounde.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore