Lajme

Raporti i DASH-it për Lirinë e Mediave, LDK: Pushteti shpesh e ka cenuar lirin e shprehjes


Shqipe Mjekiqi

Si shqetësuese e ka cilësuar Lidhja Demokratike e Kosovës raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku mes tjerash është specifikuar tentimi për frikësim të përfaqësuesve të mediave nga politikanët, personat publik, biznese dhe grupe fetare.

Për nënkryetaren e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, liria e shprehjes shpesh herë është cenuar nga ana e pushtetit.

“Liria e shprehjes e cila është e garantuar me Kushtetutë është cenuar për mediat e gazetarët duke iu referuar raporteve kredibile, ku disa politikanë e të tjerë kanë ndërhyrë e kanë ushtruar presion ndaj tyre”, tha ajo

LDK sipas Mjekiqit kërkon që qeveria të marrë seriozisht raportin e DASH-it dhe jo ta injorojë atë.

“Po të vazhdojë kjo praktikë e shkeljes së ligjit, raportet e ardhshme do të jenë edhe më shqetësuese. Sa i përket mostransparencës së qeverisë, si LDK kemi shprehur pakënaqësinë karshi raporteve me rëndësi”, u shpreh ajo.

Ndryshe në raportin vjetor të DASH-it, në pjesën për lirin e shprehjes, përfshirë dhe lirin e mediave, është dhënë kërcënimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, që i kishte bërë Albanin Post-it, rreth publikimit të një lajmi ku mbulohej caktimi i ambasadorëve nga Qeveria e Kosovës.

Shembulli me kërcënimin që Abazi i kishte bërë AP-së është dhënë për të ilustruar se si në Kosovë ka ende pengesa për mediat e pavarura dhe tendeca të interferimit të pushtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore