Shqipëria

Manastirliu: Priten 141 mijë doza Astrazeneca


Ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se do të sigurohen 141 mijë doza nga kompania Astraseneca. Një pjesë e tyre pritet të vijnë në mars e një pjesë tjetër në prill.

Rama i është drejtuar sërisht Bashkimit Evropian (BE) që e lanë Maqedoninë të marrë vaksina në Kinë. “Serbia i çoi 4000, BE s’ka çuar 2 kuti”, shprehet ai

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një dalje publike ditën e hënë, se ka zhvilluar komunikim me një vend fqinj për marrëveshjen e vaksinës Astrazeneca.

“Komunikimet janë bërë disa rrafshe. Kemi zhvilluar komunikim të drejtpërdrejtë me kompaninë dhe me shtetet e tjera”, shprehet Rama.

Bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale , Ogerta Manastirliu, ata kanë pritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, mbërritjen e 7mijë e 20 dozave të vaksinave nga kompania Pfizer.

“Nuk është një kuti siç ishte herën e parë, por janë disa kuti”, deklaron Rama duke krahasuar veprimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri ka shpjeguar se Presidenti i Serbisë në kufi me Maqedoninë e Veriut ka dhuruar 4 mijë doza vaksine nga kompania Pfizer sepse Maqedonia e Veriut pret nga kompania Kineze. Ne jemi i dyti vend që kemi kontratë dhe po bëjmë vaksinim.

Sipas tij është e rëndë që Maqedonia e Veriut i është drejtuar Kinës për vaksinimin.

“Me ardhjen e dozave, ne do të fillojmë shtrirjen e vaksinimit, gjatë kësaj jave, në Vlorë dhe Shkodër”, deklaron Rama. Pastaj hap pas hapi në varësi të kalendarit të Ministrisë vaksinimi njoftohet se do të fillojë dhe në disa pika të tjera, në Elbasan dhe Fier e pastaj në gjithë Shqipërinë.

Lajmi në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore