Shqipëria

Rama hap Samitin WB6, në vëmendje investimet evropiane në Ballkan


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur zyrtarisht Samitin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar si objekt themelor të takimit, planin ekonomik të zhvillimit dhe investimeve për rajonin ballkanik dhe Procesi i Berlinit.

Sipas kryeministrit, këto bisedime do të ndihmojnë rrënjësisht rimëkëmbjen post-pandemike të rajonit. Kjo, është një iniciativë personale e Komisionerit evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi.

Në plan afatgjatë, do të diskutohet edhe mbi energjinë e gjelbër dhe centralizimin e ekonomisë drejt saj.

Më herët, kryeministri pati dy takime bilaterale. I pari me kryeministrin boshnjak, Zoran Tageltija dhe tjetri me komisionerin Varhelyi.

Kryeministrat e pesë vendeve të tjera ballkanike, kanë mbërritur ndërkaq në Pallatin e Brigadave, ku do të zhvillohet seanca plenare. Pas përmbylljes së saj, Rama pritet të ketë një konferencë të përbashkët për media me komisionerin evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore