Sport

Rakitic: Cristiano më kërkoi te Juventus-i


Dikur ishin rivalë në fushë dhe me paraqitjet e tyre shpesh dëmtuan njëri-tjetrin.

Por, vlerësimi i ndërsjellë gjithmonë ishte shumë i lartë.

Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldo dhe Ivan Rakitic-in.

Dy futbollistët janë përballur shumë herë në klasiken e madhe Real Madrid – Barcelona, por tani asnjëri nuk është më pjesë e gjigantëve spanjollë.

Cristiano po fillon sezonin e tij të katërt me Juventus-in, kurse Rakitic është rikthyer atje nga ku erdhi, Sevilla.

I pari, para dy sezoneve, kishte kërkuar që me rivalin e tij të bashkohej në Torino.

Këtë e ka zbuluar vetë kroati Ivan Rakitic, në një intervistë ku mori pjesë.

“Gjatë verës së vitit 2019, Cristiano Ronaldo më thirri mua personalisht dhe më kërkoi që t’i bashkohem te Juventus-i”, u shpreh Rakitic.

“Ai më tha që klubi më dëshiron po ashtu, por transferimi nuk rezultoi i suksesshëm”.

Sipas Rakitic, kjo erdhi si pasojë e kërkesës së madhe që kishte Barcelona për shërbimet e tij.

“Barcelona kërkuan 50 milionë, shumë”, e mbylli Ivan Rakitic.

Tanimë, deri sa Cristiano Ronaldo po mendon që të vazhdojë qëndrimin te Juventus-i, edhe Rakitic është shprehur i hapur që të vazhdojë në Andaluzi, te Sevilla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore