Shqipëria

Qindra arrestime brenda javës në Shqipëri


Megaoperacone, qindra të arrestuar e proceduar dhe sekuestrime që prej lëndëve narkotike e deri tek aseset e paligjshme.

Bilanci javor i Policisë së Shtetit në Shqipëri, duke marrë parasysh 28 operacione të mëdha policore të zhvilluara, ka parë 151 arrestime, 367 procedime penale dhe 22 persona të shpallur në kërkim.

Prej personave të shpallur në kërkim më parë, janë kapur 30 prej tyre, ku 28 ishin në kërkim kombëtar dhe të tjerët në kërkim ndërkombëtar.

Shumica e arrestimeve kanë të bëjnë me shitjen e lëndëve narkotike apo armëmbajtjes pa leje.

Nuk kanë munguar as rastet e dhunës në familje, prej të cilave 54 janë ndjekur penalisht.

Dy ngjarje kriminale janë parandaluar në Elbasan falë ndërhyrjes së Policisë, ndërsa 10 persona janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Në sektorin rrugor, falë monitorimit me makina inteligjente, janë pezulluar 362 leje ndërtimi, prej të cilave 242 për shpejtësi mbi normat.

Të arrestuar në timon, kanë qenë 84 drejtues mjetesh. Prej tyre, 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 49 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Masa administrative të vendosura për shkeljet rrugore në një javë kanë qenë 15 mijë e 316.

Një sasi e madhe lënde narkotike e llojit kokainë është kapur në portin e Durrësit.

Teksa, për kalimin e jashtëligjshëm të kufirit, janë proceduar penalisht 10 shtetas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore