Lajme

Qeveria me masa të reja lehtësuese


Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me shumicë të votave janë miratuar masat e reja anti-COVID-19. Masat e reja lehtësuese do të hynë në fuqi nga data 31 maj.

Gjatë mbledhjes së të premtes u mor vendim se do të largohet ora policore dhe do të zgjatet orari në gastronomi dhe do të hiqen maskat gjatë ecjes kur janë vetëm në ambientin e jashtëm.

Kështu ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sipas raportit të IKShPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri Vitia ka thënë se maskat gjatë ecjes të vetëm nëpër rrugë do të largohen.

“Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, u shpreh Vitia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore