Lajme

Qeveria e Serbisë në një tjetër dialog, përveç atij me Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke mbajtur fjalim në Parlamentin serb

Përveç përfshirjes në dialogun me Kosovë, qeveria e Serbisë do të angazhohet edhe në një dialog tjetër.

Situata e rëndë e demokracisë atje, ka bërë që disa eurodeputetë të caktohen si ndërmjetësues për të  mundësuar fillimin e dialogut në mes të Qeverisë së Serbisë dhe opozitës serbe.

Gazeta serbe Danas, shkruan se jo zyrtarisht janë njoftuar se përfaqësues të Brukselit, përbërë nga euro-deputetë kryesisht, por edhe figura të tjera, po angazhohen që në korrik të vizitojnë Kosovën dhe ta fillojnë një dialog.

Dialogu pritet të zgjasë një muaj, nga 15 korriku deri me 15 gusht. Në dialog pritet të përfshihen përveç euro-deputetëve aktualë si Tanja Fajon dhe Vladimir Bilçík, edhe personalitetet si ish-ministri i Jashtëm sllovak, Eduard Kukan.

Gjithsesi, deri më tani, përkundër iniciativës së këtij grupi, vetë institucioni i Parlamentit Evropian, nuk ka dhënë ende dritën jeshile për të filluar ndërmjetësimi.

Situata politike në Serbi është vështirësuar sidomos pas zgjedhjeve të fundit atje, kur opozita serbe u ankua për manipulim votash.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, jo rrallë është përshkuar si një autokrat që ka kapur institucionet e vendit dhe median serbe.

Eurodeputetët Tanja Fajon dhe Vladimir Bilçik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore