Lajme

Putin “shpëtoi” Bjellorusinë nga “sulmi i ukrainasve”, thotë Lukashenko


Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, gjatë një konference pas një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, tha se Ukraina “dëshironte të sulmonte Bjellorusinë”, kështu që Rusia e sulmoi atë.

Ai e bëri deklaratën të premten e 11 marsit, njofton edicioni shtetëror bjellorus i “BelTa-s”.

Gjatë bisedimeve, Putin dhe Lukashenko diskutuan “situatën në rajon dhe në Ukrainë”, si dhe “çështje aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimin e bashkëpunimit sindikal dhe bashkëpunimin ekonomik nën presionin e sanksioneve”.

Lukashenko u shpreh se ai solli në takimin me Putinin “një hartë që zbulon planet për një sulm ndaj Bjellorusisë”.

“Ata po përgatiteshin jo vetëm për një goditje në Donbas. Ata krijuan pozicione për një goditje në Bjellorusi. Nëse Rusia nuk do të kishte nisur një sulm parandalues, Ukraina do të kishte sulmuar Bjellorusinë”, deklaroi presidenti bjellorus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore