Kosova

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj 73 personave për rastin “Karaçeva”


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan-Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se kanë ngritur aktakuzë kundër 73 personave në lidhje me rastin “Karaçeva”.

Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se sipas aktakuzës, të pandehurit F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N.,  Z.A., N.S., dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Edhe të pandehurit D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, të pandehurit E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi me mallra’’, nga neni 311 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale “Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, nga neni 261 paragrafi 2 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit B.A. dhe B.B., akuzohen për shkak të veprës penale “Blerja pranimi, ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, nga neni 294 paragrafi 2 të KPRK-së.

Kurse, me 18 shtator, Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor, Policia e Kosovës, dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese kishin ekzekutuar udhërkontroll në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Ndërkaq, nga ky aksion, ishin arrestuar mbi 50 persona, ku në mesin e tyre edhe 12 zyrtar policore, ndërsa ishin rrënuar 13 objekte, ishin sekuestruar aparate të ndryshme të lojërave të fatit, rreth 120 gjethe, dhe gjësende të ndryshe si prova materiale që dyshoheshin që ishin përdorur në aktivitet kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore