Sport

Pritja merr fund, Kategoria Superiore ngre siparin për edicionin e ri


Kategoria Superiore e Shqipërisë do të ngrejë siparin diten e premte per sezonin e ri futbollistik 2021/22.

Një ndeshje do të luhet ditën e parë të Superiores. Kampionët në fuqi, Teuta, do të zbresin në fushë, duke filluar nga ora 19:45 dhe përballë do të kenë Partizanin në “Elbasan Arena”.

Ndeshja e fundit zyrtare që ka luajtur skuadra e Edi Martinit ka qenë Superkupa e Shqipërisë, e fituar me shifrat 3-0 përballë Vllaznisë.

Për Partizanin, ndeshja e fundit zyrtare ishte ajo përballë Basel-it, në kualifikueset e Conference League, e humbur me rezultatin 2-0.

Përballja e fundit mes dy skuadrave ishte në maj të këtë viti, e përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Partizanit në “Niko Dovana”.

Klubi i Teutes, që është dhe ekipi pritës në këtë ndeshje, ka publikuar edhe çmimet e biletave për tifozët që dëshirojnë ta ndjekin ndeshjen nga shkallët e stadiumit:

Biletat në Tribunën VIP do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: D, E dhe F do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore