Tanët

Presidentja e Republikës së Kosovës në Tokio


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Japoni për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, Tokyo 2020.

Osmani do jetë prezente në Japoni për të mbështetur përfaqësuesit e Kosovës në Lojërat Olimpike dhe gjatë qëndrimit të saj në Tokio, do të ketë edhe takime bilaterale me disa nga liderët japonez.

Krahas liderëve të shumtë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, do të jetë edhe Vjosa Osmani, për të përkrahur 11 sportistët kosovarë që do marrin pjesë në Tokyo 2020.

Gjatë ditëve në vijim, Presidentja Osmani do të takohet me Perandori-n Naruhito dhe me liderët nga Japonia.

Në kuadër të takimeve bilaterale, Osmani do të takohet me kryeministrin e Japonisë, Yoshihide Suga, ministrin e jashtëm Toshimitsu Motegi, me përfaqësues të organizatave ekonomike e tregtare dhe me diplomat të tjerë japonez.

Presidentja e Republikës së Kosovës, ka uruar fat për 11 sportistët që do marrin pjesë në Tokyo 2020, e cila ia u besoj edhe flamurin kosovar, që ta përfaqësojnë me dinjitet.

Të premten më 23 korrik, Lojërat Olimpike nisin rrugëtimin dy javor me ceremoninë hapesë e cila fillon në ora 13:00 (me orën tonë lokale).

Për ekipin e Kosovës, dueli i parë do të jetë më 24 korrik, ku do të përballet Distrita Krasniqi në kategorinë deri në 48 kg.  

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore