Lajme

Presidenca s’pajtohet me vendimin e ZRRE-së: Komentet tona u morën parasysh pjesërisht


Ilustrim

Zyra e Presidentes së Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e rrymës, duke potencuar se kjo e fundit ka marrë parasysh pjesërisht komentet të dërguara nga presidenca për tarifat e energjisë.

Për Presidencën vendimi i ZRRE-së është një vendim kundër shpërndarjes së barabartë të barrës së gjithmbarshëm të shtrenjtimit të rrymës.

“Edhe pse rritja e tavanit të bllok tarifës nga 600 kilovatë orë në 800 kilovatë orë paraqet progres ne krahasim me propozimin fillestar, pasi që do të lehtësoj pjesërisht barrën e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës, hezitimi për të rikthyer 3 bllok tarifa siç ka qenë praktika deri më vitin 2017, është një vendim kundër shpërndarjes akoma më të drejtë të shtrenjtimit të rrymës”, thuhet në njoftim.

Sipas Zyres, synimi kryesor mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë, qasjes së barabartë, dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike.

“Përfundimisht, pavarësisht cilitdo skenar final të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave, ZRRE-së i bëjmë thirrje që shqyrtimin e radhës të rregullt të tarifave ta bazoj duke u thirr në strukturën e deritashme tarifore dhe jo në rezultatet e rishikimit të jashtëzakonshëm tarifor”.

Ndryshe ZRRE, të martën e tetë shkurtit me pesë vota për dhe asnjë kundër ka marrë vendimin për shtrenjtimin e tarifës së energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë orë për një muaj

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore