Sport

Premier League/ Norwich-i i Milot Rashicës harron të fitojë, triumfon West Ham-i dhe Everton-i


Përfundojnë edhe katër sfida të tjera në Premier League angleze për ditën e shtunë. Norwich-i i Milot Rashicës përsëri nuk ka mundur të fitojë.

Katër sfidat e javës së gjashtë në Premier League janë mbyllur përkatësisht me fitore në favor të Everton-it dhe West Ham-it, si dhe dy ndeshje përfunduan në barazim.

Everton-i mundi me rezultatin 2-0 Norwich-in. Miqtë janë e vetmja skuadër në Premier League që nuk kanë marrë asnjë pikë për këtë sezon.

Vendasit ngjiten në kuotën e 13 pikëve, po aq sa kanë edhe ekipet kreysuese, Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Liverpool-i, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

Nga një gol për secilën pjesë shënoi Everton-i. Fillimisht shënoi Andros Townsend-i dhe shifrat në 2-0 i vulosi Abdoulaye Doucoure.

West Ham-i fitoi me përmbysje përballë Leeds-it. Raphinha shënoi golin e parë. Gol që mbylli dhe pjesën e parë me avantazhin e vendasve të Leeds-it.

Në pjesën e dytë erdhi dhe përmbysja. Ndeshja u barazua falë autogolit të Junior Firpo-s dhe në fundin e kohës së rregullt të ndeshjes, Michail Antonio shënoi për 1-2.

West Ham shkon në kuotën e 11 pikëve në vendin e shtatë. Leeds ka vetëm tre pikë dhe renditet në vendin e 18.

Leicester-i dhe Burnley kanë ndarë nga një pikë në barazimin 2-2. Jamie Vardy ishte protagonist absolut në ndeshje me dy gola dhe një autogol.

Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh në pjesën e parë, falë autogolit të Vardy-t. Sulmuesi anglez vendosi barazpeshën përkohesisht, para se të shënonte Maxwel Cornet për 1-2.

Në pjesën e dytë, pesë minuta nga përfundimi i takimit, ishte përsëri Vardy që do të vendoste barazpeshën në ndeshje dhe këtë herë ishte përfundimtare. Leicester-i shkon në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Leeds-i ka tre pikë.

Watford-i barazoi në shifrat 1-1 me Newcastle-n. Ishin miqtë që shënuan të parët me anë të Sean Longstaff-in. Goli i të cilit mbylli dhe pjesën e parë me avantazhin e miqëve.

Në pjesën e dytë erdhi dhe goli i vendasve. Ismaila Sarr shënoi duke vendosur barazpeshën dhe duke i dërguar skuadrat në shtëpi me një pikë.

Ndeshja e fundit e të shtunës në Premier League është ajo mes Brentford-it dhe Liverpool-it. Sfida do të luhet duke filluar nga ora 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore