Shqipëria

Policia Rrugore apelon: Përdorni Bypass-in e Vlorës për të shmangur trafikun


Policia Rrugore ju ka bërë thirrje qytetarëve, të dielën e 1 gushtit, të përdorin Bypass-in e Vlorës, për të shmangur trafikun e madh të automjeteve që qarkullojnë në drejtim të zonave bregdetare.

Sipas njoftimit, policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të shmangin qarkullimin brenda qytetit të Vlorës dhe të përdorin Bypass-in duke u futur që në rreth-rrotullimin e Nartës për në Bypass.

Gjithashtu policia iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të qëndrojnë në radhë ku ka fluks apo lëvizje të ngadalta dhe të mos qarkullojnë me shpejtësi.

Në çdo aks rrugor, sipas njoftimit, ka radarë dhe patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore që monitorojnë me kamera  qarkullimin.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Digjital çdo shkelje të qarkullimit rrugor duke ju garantuar reagim të menjëhershëm të patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore