Lajme

Podolyak: Kemi eleminuar 3500 forca ruse, 200 të tjerë janë kapur


Mbrojtësit ukrainas kanë eliminuar më shumë se 3 mijë e 500 forca ruse.

Deri më sot, pothuajse 200 të tjerë janë kapur.

Mikhail Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, përditësoi shifrat në transmetimin e kanalit “TV Rada”.

“Që nga mëngjesi i sotëm, ne kemi më shumë se 3 mijë e 500 rusë të vdekur dhe pak më pak se 200 të burgosur”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore