Sport

Pjanic kërkon largimin, ka oferta nga Serie A


Aventura e Miralem Pjanic te Barcelona ka qenë një eksperiencë e dështuar në çdo aspekt.

Në vitin 2019, boshnjaku ishte pjesë e shkëmbimit kokë më kokë me Arthur-in, që e pa atë të kalonte në “Camp Nou” te Barcelona.

Në dy sezonet e tij të para në Kataluni, ai nuk ka shfaqur asnjë nga aftësitë e tij, duke qenë konstant pjesë e bankës rezervë.

Madje, edhe pse ky sezon po e sheh Barcelonën më të dobët, pa opsione të shumta në fazën e avansuar, ai nuk po gjen hapësira.

Javën e fundit, ai e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet nga Barcelona.

Të interesuar për shërbimet e tij janë shfaqur kryesisht skuadrat e Serie A, me tri emra që janë përfolur.

Bëhet fjalë për Juventus-in, Milan-in dhe Napol-in.

Një rikthim i mundshëm te bardhezinjtë është përmendur tash e sa kohë, por siç duket skuadra e Allegri-t nuk është e interesuar.

Milan dhe Napoli po e monitorojnë situatën nga afër dhe, brenda orëve të ardhshme, pritet që të bëjnë një ofertë zyrtare në drejtim të Barcelonës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore