Lajme

Petkoviç ‘lobon’ për Listën Serbe


Petar Petkoviç në Smederevë duke mobilizuar serbët të votojnë për Listën Serbe në zgjedhjet e 17 tetorit në Republikën e Kosovës

“Unë jam këtu për t’ju ftuar të mbështesni kandidatët e Listës Serbe, sepse vetëm Lista Serbe si projekt me rëndësi kombëtare ka mbështetjen e Presidentit Aleksandar Vuçiç, Beogradit dhe shtetit të Serbisë,” ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviç.

Petkoviç të martën ka vazhduar të bëjë ‘fushatë’ për Listën Serbe, duke i takuar serbët nga Kosova të cilët kanë zgjedhur të jetojnë në Serbi, që të marrin pjesë dhe të votojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat do të mbahen më 17 tetor. Këtë thirrje ai e bëri nga një takim me disa serb në Smederevë.

“Në zgjedhjet e 17 tetorit, është detyrimi ynë të ruajmë të 10 komunat serbe që kemi në Kosovë dhe Metohi, por edhe të luftojmë për një jetë më të mirë, për vende të reja pune dhe që institucionet tona të përfaqësohen në Kosovë dhe Metohi”.

Sipas tij, të gjithë subjektet politike serbe që veprojnë në Kosovë, përjashtimisht Listës serbe, janë “dorë e zgjatur” e institucioneve të Kosovës.

“Ata kanë mbështetjen nga Prishtina ”, ka thënë Petkoviq.

Petar Petkoviç

Ai ka vu në pah se sa ka rëndësi pjesëmarrja e serbëve në numër më të madh të mundshëm në zgjedhje, por duke mos mjaftuar me kaq, por duke diktuar se për kë të votojnë. Sipas tij Lista Serbe i përfaqëson më së miri srbët.

“Kjo është mënyra e vetme që ne mund të ndihmojmë bashkatdhetarët tanë në krahinë,” ka thënë Petkoviç.

Ndëra nënkryetari i Listës Serbe, i cili është kandidat për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç, ka thënë se pozita e serbëve në Kosovë është “shumë më e mirë duke ju falënderuar Presidentit të Serbisë”, Aleksandër Vuçiç.

“Vota për Listën serbe do të thotë votë për asociacionin e komunave serbe, dhe qëllimi i shqiptarëve është të reduktojnë numrin e komunave që do të jenë pjesë e këtij Asociacioni”, tha Jevtiç për televizionin serb, Tv Pink.

“Neve si Listë Serbe, shqiptarët na shohin si projekt të Serbisë”, u shpreh ai, ndërsa në anën tjetër u shpreh se “uniteti të cilin e kemi e kemi për shkak të Vuçiçit dhe Gjuriçit”.

Nënkryetari i Listës Serbe dhe kandidati për kandidati për kryetar të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiç

Ndërsa nënkrytari tjetër  i Listës Serbe, Igor Simiçtha nga Beogradi ka thënë se në Kosovë, partia e tij implementon politikat e Presidentin të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Sidoqoftë, ne kemi arritur rezultate nga puna e Listës Serbe, rezultate që kemi fituar nga implementimi i politkave të Aleksandër Vuçiç, dhe kjo na jep të drejtë të ngrihemi dhe të jemi të bindur që qytetarët do të mbështesin politika të paqes dhe të zhvillimit ekonomik të serbëve në këtë zonë”, ka thënë ai.

Kurse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duket se është i përfshirë në të gjitha veprimet e serbëve në veri që ndodhën nga 20 shtatori për rreth dy javë rrsht.

Ai të shtunën ka deklaruar se serbët në Kosovë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit duhet të jenë të bashkuar, duke aluduar rreth Listës serbe.

“Të luftojnë për veten e tyre, për të drejtat e tyre dhe për shtetin e tyre. Të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh dhe të përfaqësohen në institucione kudo që është e nevojshme, të mund të reagojnë brenda institucioneve në forma të ndryshme, por gjithmonë në mënyrë efektive dhe në të mirë të njerëzve të tyre”, tha Vuçiç, bën të ditur N1.info.

“Të jemi në gjendje të reagojmë në institucione në mënyra të ndryshme, por gjithmonë me efikasitet, të jemi me njerëzit tanë, të flasim me njerëzit tanë, jo vetëm në veri, por edhe në gjashtë komuna në jug”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë. Kjo parti u formua më 2013.

Që atëherë, ajo është partia kryesore serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ka fituar rreth 90 për qind të votave të votuesve nga radhët e komunitetit serb.

Lista Serbe, në zgjedhjet e fundit paralamentrare fitoi të dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë udhëhiqen nga Lista Serbe.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të drejtë vote kanë 1.8 milion qytetarë të Kosovës, që do të zgjedhin 38 kryetarët e rinj të komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore