Lajme

Petkoviç: Ka nisur epoka e zbatimit të marrëveshjeve – Asociacioni tema e parë në mbledhjen e ardhshme


Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se që nga sot fillon epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të Brukselit.

“Sot ka nisur epoka e përmbushjes së marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe ky është realiteti të cilin Albin Kurti duhet ta pranoj sa më shpejtë”, ka shkruar Petkoviç.

Që nga këto marrëveshjeve, shkruan Petkoviç, “e deri te formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, e cila do të jetë tema e parë në takimin e radhës në Bruksel”, duke iu drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Zyrtari serb shkroi se pala serbe kanë dalur të kënaqur me marrëveshjen e arritur për targat.

“Kemi mbrojtur automjetet me shenja të qyteteve serbe në Kosovë, nuk do të ketë heqje të targave dhe imponim agresiv të targave me shënime nga Prishtina”, ka thënë ai.

Ndërsa tha edhe se së bashku me Presidentin e Serbisë kanë mbrojtur paqen dhe lirinë e lëvizjes.

“I falënderoj popullin serb në Kosovë që treguan vendosmëri dhe këmbëngulje për atë që ishte më e rëndësishmja”, përfundoi ai.

Ndërkaq, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi në Facebook se “Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitet”.

“Reciprociteti i targave të automjeteve është vendosur. Meqë targave të Republikës së Kosovës në Serbi do t’iu mbulohet simboli shtetëror, të gjitha targave të Serbisë pa dallim do t’iu mbulohet po ashtu simboli i tyre në territorin e shtetit tonë”, ka shkruar Kryemnistri i Kosovës.

“Në javën e shkuar, Presidenti i Serbisë vuri katër kushte për takimin në Bruksel të përfaqësuesve tanë. Natyrisht që nuk ju plotësuan ato dhe dje u zhvilluan bisedimet në Bruksel”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore