Shqipëria

Përplasje me armë në Athinë, vriten tre shqiptarë


Përplasjet me armë në Athinë kanë rezultuar në fatalitetin e tre shqiptarëve dhe dy policëve grekë.

Incidenti i rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes të së shtunës në kryeqytetin grek.

Sipas mediave vendase, ende nuk dihen motivet e këtij konflikti të përshkallëzuar por dyshohet për një ballafaqim mes dy bandave.

Referuar burimeve zyrtare, ballafaqimi nisi në lagjen e quajtur “Kato Patisia”.

Persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete.

Ky i fundit, mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.

Një tjetër pasagjer tentoi të largohej nga vendngjarja, por u aksidentua nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë duke mbetur i plagosur.

Ndërsa një person tjetër, mundi të dalë nga automjeti dhe nën kërcënimin e armës grabiti një Toyota.

Pasi e gjeti të arratisur nga skena e krimit, policia i bëri thirje të dorëzohet.

I riu hapi zjarr duke plagosur dy policë. Prej përleshjes se armatosur mbeti i vrarë edhe autori.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe ende nuk ka zbardhur emrat e viktimave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore