Lajme

Përmbytjet dhe klima e të ardhmes


Të paktën 42 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi reshjet e mëdha të shiut çuan në përmbytje të mëdha në Gjermani.

Shtetet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia u goditёn më keq, me ndërtesa dhe makina qё po i merrte rryma e ujit.

Kancelarja Angela Merkel e quajti situatën “katastrofë”, teksa qindra ushtarë po ndihmojnë aktualisht me përpjekjet e shpëtimit në rajon.

Rekordi i reshjeve në të gjithë Evropën perëndimore kanë bërë që lumenjtë kryesorë si Ahr të dalin nga shtrati i tyre duke sjellё shkatërrimin nё fjalё.

Incidente të ngjashme janë raportuar gjithashtu në Belgjikë, Holandë, Francë dhe Zvicër. Pjesë të Londrës përjetuan shi me sasi sa pёr njё muaj brenda ditës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjithë qytetin.

New York përjetoi përmbytje të ngjashme të enjten e kaluar si rezultat i Stuhisë Elsa, me metro dhe autostrada të përmbytura në të gjithë shtetin.

Ndërsa, Amerika dhe pjesë të Evropës përjetojnë modele të paqëndrueshme të motit dhe temperatura rekord të natës, shkencëtarët klimatikё shqetësohen gjithnjё e mё shumё për të ardhmen e motit në vitet e ardhshme.

Si po ndikon ndryshimi i klimës në përmbytje?

Fenomeni i përmbytjeve është rritur ndjeshëm për shkak të modeleve ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimi i klimës globale. Ndryshimet në gjeografinë e tokës kanë luajtur rol në rritjen e rasteve tё përmbytjeve.

Me disa bimë dhe barriera të tjera tokësore që prishen si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe modeleve të motit të çuditshëm, shumë prej masave parandaluese natyrore kundër përmbytjeve nuk janë më.

Temperaturat më të larta nënkuptojnë reshje më tё shumta.

Amerika po përjeton qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar dhe si rezultat i kësaj vale nxehtësie, ne po përjetojmë temperatura më të larta të ajrit dhe ujit, tё cilat kanё rritur avullimin.

Me rritjen e avullimit shtohen gjithashtu dhe reshjet sё bashku me kohёzgjatjen, intensitetin dhe frekuencёn e tyre.

Dëshmitë sugjerojnë gjithashtu se temperaturat po rriten me një shpejtësi më të lartë mbi ekuatorin, domethënë vendet në Hemisferën Veriore, të tilla si Amerika dhe Britania e Madhe, ka të ngjarë të përjetojnë ndryshimet më të mëdha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore