Shqipëria

Përfshihet nga flakët një makine në Vlorë


Policia e Vlorës, ka njoftuar se mëngjesin e ditës së mërkurë, 31 mars, në bulevardin “Ismail Qemali”, mori flakë në ecje automjeti tip “Ford”.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Z.K., ia doli të dilte nga makina, para se flaka të përhapej.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale, dhe makina është shkrumbuar në pjesën më të madhe.

Nga hetimet paraprake të policisë, rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore