Aplikacione

Përdoruesit e Facebook u ankuan se aplikacioni po çonte gabimisht kërkesat për miqësi


Përdoruesit e Facebook kanë raportuar një problem brenda platformës së njohur sociale.

Gabimi duket se ndodhte kur një përdorues vizitonte profilin e një person tjetër, duke çuar një kërkesë automatike për miqësi nga vizitori tek pronari i profilit.

Facebook: How to Make Your Profile Picture a Video | Time

Ky veprim i papritur ka shqetësuar përdoruesit për shkeljet e mundshme të kufijve personal dhe privatësisë.

Kompania mëmë e Facebook, Meta, ka konfirmuar se kjo çështje është rregulluar dhe se kërkon falje për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore