Lajme

Për kreun e CDU-së, ‘barriera’ ndaj ekstremit të djathtë nuk do të hiqet


Udhëheqësi i Bashkimit Demokristian Gjerman (CDU) të Angela Merkel-it dhe pasardhësi i saj i mundshëm si kancelar, Armin Laschet, ka këmbëngulur se “barriera” e partisë së tij kundër së djathtës ekstreme do të mbetet i paprekur.

Kjo pasi CDU-ja përgatitet për një performancë të fortë të nacionalistes Alternativa für Deutschland (AfD) në zgjedhjet shtetërore të së dielës në Saxony-Anhalt.

E përditshmja, The Guardian, tregon se AfD-ja, e cila hyri në vitin 2017 për herë të parë në parlamentin gjerman, ka ndenjur me afro 11 për qind të votave të sondazheve për votën kombëtare në muajin shtator.

Megjithatë, ka rritur pozicionet e saj me ndikim në disa shtete të ish lindjes socialiste.

Në Saxony-Anhalt, sondazhet parashikojnë se e djathta ekstreme mund të arrijë të sfidojë CDU-në qeverisëse ku disa nga delegatët e saj në rajon janë shprehur më të hapur për një marrëveshje të ndarjes së pushtetit me AfD-në se sa për një lidership kombëtar të partisë.

Nga ana tjetër, CDU-ja me kryeministrin në detyrë, Reiner Haseloff, pritet të formojë qeverinë e ardhshme ndërkohë që një sondazh i Insa-s e ka vendosur AfD-në në vendin e parë me 26 për qind dhe konservatorët, të dytët me 25 për qind.

“CDU-ja duhet të luajë rolin e saj për të bërë të qartë se nuk do të flasim me ta, nuk do të bashkëpunojmë me ta, nuk do të hyjmë në një koalicion me ta”, ka deklaruar Laschet.

Ai ka shtuar se “ne nuk e kemi zakon të bashkëpunojmë me ta, në çdo nivel”.

Gjithashtu Laschet-u u distancua nga  WerteUnion, një grup presioni i CDU-së që lobon për pozicionime më të ashpra të politikës konservatore. Grup, i cili gjatë javës së kaluar zgjodhi ekonomistin e diskutueshëm, Max Otte, si kryetar të vetin. Ai ka thënë se në vitin 2017 ka votuar AfD-në.

Annegret Kramp-Karrenbauer, paraardhës i Laschet-it dhe ish kandidat për vazhdimësinë e Merkel-it, u rrëzua mbi parimin e “barrierës” në vitin 2020 duke dhënë dorëheqjen nga karrigia e CDU-së pasi politikanët nga dega fqinje Thuringia, votuan me AfD-në për të përjashtuar kryeministrin e shtetit, Bodo Rameloë, të partisë së majtë Die Linke.

Lidhur me Saxony-Anhalt, drejtohet nga administrata e parë e Gjermanisë për ndarjen e pushtetit midis CDU-së, partisë Social Demokratike (SPD) dhe të Gjelbërve.

Në gjashtë qershor, do të ishin teorikisht edhe të paktën shtatë koalicione të tjera të mundshme pas votimit. Në to do të përfshihej një aleancë me katër drejtime ndërmjet CDU-së, të Gjelbërve, SPD-së dhe FDP-së pro-biznes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore