Stil

Pas përfundimit të kujdestarisë, Britney Spears thotë se është shtatzënë


Britney Spears

Britney Spears ka njoftuar se është shtatzënë, disa muaj pasi i shpëtoi marrëveshjes ligjore që i dha të atit kontroll mbi shumë aspekte të jetës së saj.

Këngëtarja u tha 40 milionë ndjekësve të saj në Instagram se po bënte një fëmijë me të dashurin, Sam Asghari.

“Kam bërë një test shtatzënie… dhe uhhhhh mirë… po bëj një fëmijë”, është shprehur ajo përmes një postimi në Instagram.

40-vjeçarja, ka thënë disa herë se donte një familje me Asgharin, një trajner personal 28-vjeçar.

Britney Spears me te dashurin e saj Sam Asghari.

Por forma e kujdestarisë ligjore e krijuar nga babai i saj në vitin 2008 pasi ajo përjetoi një krizë të shëndetit mendor, nënkuptonte se ajo nuk mund të merrte vendimet për kujdesin e saj mjekësor.

Duke folur kundër konservatorit në gjykatë vitin e kaluar, Spears tha se marrëveshja ligjore përfshinte edhe kontrollin mbi shëndetin e saj riprodhues.

“Unë kam një [IUD] brenda vetes tani që të mos mbetem shtatzënë… por ky i ashtuquajtur ekip nuk më lë të shkoj te mjeku për ta nxjerrë atë, sepse ata nuk duan që unë ta kem fëmijë”, tha ajo.

“Pra, në thelb, kjo kujdestari po më bën më shumë dëm sesa mirë. Dua të jem në gjendje të martohem dhe të kem një fëmijë”, tha ajo.

Në një postimin në Instagram të hënën, Spears tha se “nuk do të dalë aq shumë” për të shmangur paparacët.

Ajo gjithashtu tha se shtatzënia ka gjasa të jetë “e vështirë” pasi ajo kishte përjetuar më parë depresionin perinatal – termi mjekësor për depresionin që ndodh në çdo kohë midis shtatzënisë deri në rreth një vit pas lindjes.

Ajo tha se ishte “absolutisht e tmerrshme” dhe flitej rrallë për të në të kaluarën sepse “disa njerëz e konsideronin të rrezikshme nëse një grua ankohej kështu me një fëmijë brenda saj”.

Por këngëtarja – e cila ka dy fëmijë nga martesa e saj me Kevin Federline – tha se ishte mirënjohëse që nuk ishte më e nevojshme ta mbante sekret atë dhimbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore