Sport

Pas pensionimit nga futbolli, Bale nis karrierën në golf


Gareth Bale u pensionua nga futbolli i luajtur pak ditë më parë.

Ish-ylli i Real Madrid-it ka njoftuar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Instagram se do të marrë pjesë në turneun e golfit që do të zhvillohet në Kaliforni, në AT&T Pebble Beach Pro-Am.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gareth Bale (@garethbale11)

Edhe ashtu, 33-vjeçari nuk e kishte fshehur pasionin që ka për këtë sport, ku shpesh e preferonte sa ishte pjesë e Real Madrid-it dhe nuk mund të luante për shkak të lëndimeve.

Për këtë gjë, tifozët madrilenë e kritikuan shumë ish-futbollistin e tyre.

Kujtojmë që Bale gjatë karrierës së tij, përveç Real Madrid-it, luajti edhe për Tottenham-in dhe së fundi ishte pjesë e ekipit të Los Angeles.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore