Shqipëria

Parashikimi i motit, 26 mars 2021


Dita e premte e 26 marsit do të karakterizohet me mot të kthjellët në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në relievet malore në jug, në orët e mesditës do të ketë vranësira të pakta dhe kalimtare.

Era do të fryjë e lehtë dhe me drejtim nga kuadrati i jugut, me shpejtësi 1-5m/sek. Në zonat bregdetare era do të kapi shpejtësin deri në 8m/sek.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 4 deri në 13 °C, në vendet e ulëta 0 deri në 12 °C dhe në vendet malore -6 deri në 6 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore