Shqipëria

Parashikimi i motit, 25 mars 2021


Dita e enjte e 25 marsit pritet të jetë me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash në orët e mesditës.

Përgjatë zonave luginore do të ketë prani të mjegullës në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e lehtë deri në mesatare në bregdet. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore -4°C deri në 5°C, në zonat e ulëta -2°C deri në 14°C dhe në zonat bregdetare 1°C deri në 14°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore