Shqipëria

Parashikimi i motit, 19 mars 2021


Dita e premte e 19 marsit do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Priten reshje të izoluara shiu dhe me intenistet të ulët, që do të përfishijnë pjesën veriore dhe qëndrore të Shqipërisë.

Në lartësitë mbi 800 metër priten reshje bore të dobëta.

Era parashikohet të fryjë e lehtë, ndërsa në zonat bregdetare do të fryjë kryesisht mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore -3°C deri në 9°C, në zonat e ulëta 1°C deri në 14°C dhe në zonat bregdetare 3°C deri në 14°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore