Shqipëria

Pas vetëvrasjes së polices 21-vjeçare, arrestohet i dashuri i saj për fshehje të së vërtetës


Pas vetëvrasjes së një efektiveje të Policisë së Shtetit mbrëmjen e 24 majit, është arrestuar i dashuri i saj, i cili tashmë akuzohet për fshehje të së vërtetës.

Sipas një njoftimi nga strukturat e rendit, 27-vjeçari me iniciale E.N. ka fshirë disa mesazhe nga telefoni i të ndjerës. Këto mesazhe kanë pasur të bëjnë me komunikimet që të dy kanë pasur njëri me tjetrin.

Po ashtu mësohet se babai i 27-vjeçarit ishte polic dhe punonte në të njëjtin komisariat me 21-vjeçaren.

Kjo e fundit, efektive në Komisariatin 5 në Tiranë, është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e saj.

Sipas njoftimit të parë nga Policia, ngjarja ka ndodhur në rrugën Ali Demi, ku e reja jetonte vetëm.

Nuk dihet ndërkaq ende arsyeja e vërtetë se pse ajo është shtyrë drejt aktit ekstrem. Ndërsa detaje të reja, duke përfshirë edhe dëshminë e të dashurit të saj, priten në vijim për të zbardhur ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore