Lajme

Osmani takohet me delegacionin e Bujanocit – “do të vazhdojë angazhimin në zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës”


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me delegacionin e Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim delegacionin nga Kuvendi Komunal i Bujanocit të mërkurën e shtatë shkurtit.

Kështu ka bërë të ditur zyra e presidencës përmes një komunikate dërguar mediave.

“Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Kuvendi Komunal i Bujanocit, i përbërë nga z. Enver Ramadani, Kryetari i Kuvendit Komunal, znj. Afërdita Mustafa, Këshilltare në Kuvend Komunal; znj. Nermine Aliji Ademi, Sekretare e Kuvendit dhe z.Fisnik Beluli, shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit”.

Në këtë takim e para e shtetit ka bërë të ditur angazhimin e Presidencës ne zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Presidentja Osmani ka bërë të ditur angazhimin e vazhdueshëm të Presidencës dhe të gjitha institucioneve tjera të Republikës së Kosovës në adresimin e problemeve me të cilat përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me delegacionin e Kuvendit Komunal të Bujanocit.

“Ajo ka theksuar se në të gjitha takimet me përfaqësues ndërkombëtar në vazhdimësi ka ngritur këto probleme, duke synuar ndërkombëtarizimin e problemeve të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

Ndërkaq, ka theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë në Luginë.

“Duke siguruar trajtim të menjëhershëm të të gjitha shqetësimeve të shqiptarëve në Luginë nga ana e institucioneve të Kosovës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me delegacionin e Kuvendit Komunal të Bujanocit.

Osmani ,thuhet se ka apeluar për bashkëpunim e unifikim të faktorit politik shqiptar në Luginë.

Pasi sipas është, “mënyra e vetme e cila siguron trajtimin e duhur të problemeve të shqiptarëve në Luginë”.

Gjithashtu, ka rikonfirmuar qëndrimin e saj dhe të gjitha institucioneve të vendit për përkrahje të vazhdueshme karshi shqiptarëve në Luginë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore