Lajme

Osmani nënshkruan marrëveshje të grantit mbi 35 milionë dollarësh me USAID’in


Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Grantit në mes të Kosovës dhe USAID-it

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it në Kosovë, Kerry Monaghan Hogler, këtë të premte kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej mbi 34 milionë dollarë.

Marrëveshja është nënshkruar në një ceremoni ku ka marr pjesë edhe ambasadori amerikanë në Kosovë Jeffrey Hovenier.

Kjo marrëveshje sipas Presidencës është nënshkruar në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore.

Në një konferencën për media pas ceremonisë së nënshkrimit, Osmani ka thënë se fondet do të kontribuojnë në plotësimin e objektivave zhvillimore të Kosovës.

“Në këtë mënyrë do të fuqizohet administrate publike, do të eliminohet burokracia dhe do të promovohet transparenca, duke nxitur llogaridhënie dhe efikasitetin brenda institucioneve publike, kjo marrëveshje do të kontribuojë në reduktimin e vazhdueshëm të korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa sipas ambasadorit Hovenier kjo marrëveshje konfirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës.

Hovenier e ka përmendur se prej vitit 1999 SHBA-ja i ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, “për t’i çuar përpara interesat e përbashkëta”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore