Lajme

OJQ-të kritikojnë Spanjën për dëbimet e fëmijëve në Marok


Organizatat e të drejtave të njeriut kanë denoncuar dëbimin nga Spanja të qindra fëmijëve të pashoqëruar në Marok. Ata i kanë cilësuar dëbimet si “ilegale” dhe kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të procesit.

Zëdhënësi i Amnesty International, Angel Gonzalo, tha se dëbimet e të miturve dhe refugjatëve kanë ndodhur përgjatë të premtes dhe të shtunës. Sipas mediave spanjolle, 15 fëmijë janë dëbuar nga enklava e Afrikës Veriore të Spanjës, Ceuta deri më tani.

Ministria e Brendshme nuk ka dalë akoma me një njoftim zyrtar për riatdhesimet dhe nuk ka konfirmuar akoma numrin e fëmijëve të prekur.

“Ne i kemi shkruar Ministrisë së Brendshme për t’i kërkuar që të ndalojnë dëbimet dhe si dhe të tregojë transparencë në veprimet e tyre”, tha Gonzalo, të shtunën. Ndërsa shtoi se organizata po fliste me prokurorët pasi “këto dëbime shkelin ligjin ndërkombëtar”.

Spanja është ligjërisht e detyruar të kujdeset për emigrantët e rinj derisa të afërmit e tyre të gjenden ose deri në moshën 18 vjeç.

Organizata “Save The Children”, ndërkohë, u bëri thirrje autoriteteve spanjolle që të vlerësojnë nevojat e secilit fëmijë dhe të mos i depërtojnë në masë. Sipas të dhënave që ka mbledhur, rreth një e katërta e fëmijëve migrantë që intervistoi në Ceuta kishin pësuar abuzim në atdheun e tyre.

Kjo ngjarje ka ndodhur pasi Spanja ra dakord të siguronte trajtim mjekësor për udhëheqësin Sahrawi që drejtonte luftën për një Sahara të pavarur Perëndimore, e cila u aneksua nga Maroku, në vitet 1970. Rabat reagoi furishëm dhe tërhoqi ambasadorin e tij në Madrid.

“Riatdhesimet nga Ceuta vazhdojnë dhe sot”, shkruan “Save the Children” në median sociale Twitter.

Organizata ka bërë thirrje “për t’i dhënë fund” këtyre dëbimeve. “Spanja nuk po garanton mbrojtjen e të miturve”, shkruhet në postim.

Ione Belarra, udhëheqës i Podemos të ekstremit të majtë, anëtar i ri i koalicionit qeverisës spanjoll, gjithashtu kritikoi transferimet në një letër drejtuar Ministrit të Brendshëm Fernando Grande-Marlaska.

“Ne jemi informuar nga organizatat e fëmijëve në terren se riatdhesimi i të miturve ka filluar,” shkroi ajo në letrën e botuar në të përditshmen online “El Confidencial”.

Ajo tha se operacioni mund të ndodhë “pa respektim të rreptë” të ligjeve të ndryshme spanjolle dhe ndërkombëtare.

 

Marrë nga Al Jazeera, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore