Bota

OBSH: Imuniteti kolektiv anti-Covid nuk arrihet këtë vit


Zyrtarja shkencore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Soumya Swaminathan, gjatë një konference në Gjenevë, deklaroi se nuk do të arrihet imuniteti kolektiv anti-Covid gjatë vitit 2021.

Ekspertja përmendi përparimin që kanë bërë shkencëtarët. Ajo tha se janë krijuar disa lloje vaksinash efikase kundër Covid-19, me një shpejtësi në më pak se një vit. Swaminathan tha se shpërndarja e tyre kërkon kohë, por siguroi se vaksinat do të mbërrijnë në të gjitha vendet.

Duhet kohë për të prodhuar doza në një shkallë të gjerë, jo vetëm miliona, por miliarda”, tha zyrtarja, duke bërë thirrje për durim.

Ajo theksoi se duhet të vazhdohet me masat e mbrojtjes, distancimin fizik, maskën dhe larjen e shpeshtë të duarve.

Sipas saj, do të jetë e nevojshme të vazhdojmë të marrim masa shëndetësore dhe sociale për të kufizuar transmetimin e virusit, të paktën deri në fund të këtij viti./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore