Sport

Nkunku ‘çmend’ të mëdhenjtë e Evropës


Sipas medias gjermane “Sport Bild”, ylli i Leipzig-ut, Christopher Nkunku, ka bërë për vete shumicën e klubeve të mëdha në Evropë.

Paraqitjet e mira në Bundesliga dhe Champions League kanë bërë që për francezin të interesohen Real Madrid-i, Juventus-i, Manchester City, apo dhe ish-klubi i tij PSG-ja.

23-vjeçari ka treguar vazhdimësi në lojën e tij që nga koha e mbërritjes te Leipzig-u.

Në vitin 2019, gjermanët paguan 13 milionë euro te PSG-ja.

Ai është nën kontratë me gjermanët deri në qershorin e 2024 dhe nuk ka klauzolë lirimi.

Aktualisht vlera e tij në merkato, sipas “Transfermarket”-it, shkon në rreth 50 milionë euro.

Këtë sezon, Nkunku është aktivizuar në 17 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar shtatë asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore