Lajme

Një ushtar francez vritet në Mali


Elysee-ja ka njoftuar zyrtarisht vdekjen e një ushtari francez në Mali, të shtunën e 22 janarit, gjatë një sulmi vrastar në kampin operativ të Barkhane në Gao.

Në komunikimin zyrtar nga presidenti Emmanuel Macron, shkruhet se me hidhërim të thellë, është mësuar mbi vdekjen e Alexandre Martin, pjesë e regjimentit 54 të grupimit Hyeres.

“Lufta e Francës kundër terrorizmit do të vijojë pa u ndalur”, shkruhet në komunikatën e Macron. “Do të jemi në atë rajon, së bashku me partnerët tanë”.

Po ashtu, ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly, e ka përkujtuar të riun e vrarë gjatë shërbimit në Mali.

Martin bëhet kështu ushtari i 53-ë i vrarë në luftime jashtë vendit që prej vitit 2013.

Humbja e tij vjen fill pasi katër ushtarë francezë, u vranë të martën në Burkina Faso, kur një pajisje e sajuar me eksploziv shpërtheu në mjetin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore