Lajme

Një i vdekur dhe 70 të zhdukur nga rrëshqitja e dheut në minierën e Myanmar-it


Të paktën një i vdekur dhe 70 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje të dheut në një minierë në Myanmar-it Verior.

Sipas autoriteteve, shumica e viktimave janë minatorë të paligjshëm.

Operacionet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë dhe po punojnë intensivisht.

Myanmar-i është vendburimi më i madh në botë i nefritit, por gjatë viteve te minierat e tij kanë pasur aksidente të shumta.

Rrëshqitja e dheut besohet të jetë shkaktuar nga një vërshim i rrënojave të hedhura nga kamionët në minierat e hapura.

Gërmadhat krijojnë shpate të pjerrëta, të cilat mund të jenë të rrezikshme, duke i detyruar punëtorët të punojnë në kushte të rrezikshme.

Hyrja në minierën e Jade-s është e ndaluar në qytetin e Hpakant-it, por vendasit shpesh kundërshtojnë rregulloret, të nxitur nga mungesa e punësimit dhe kushtet e varfra që janë përkeqësuar nga pandemia COVID-19.

Disa ditë më parë, të paktën dhjetë minatorë u zhdukën në një tjetër rrëshqitje dheu në një bllok nefriti në qytetin e Hpakant-it.

Në vitin 2020, më shumë se 160 njerëz, shumica e të cilëve ishin emigrantë, vdiqën nga një shembje e dheut në një nga minierat e zonës.

Kjo, një nga arsyet pse në vitin 2018 u miratua një ligj i ri për minierat e gurëve të çmuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore