Lajme

Nis puna e zymtë për mbledhjen e provave mbi masakrën në Bucha


Trupi i Ulga Sukhenko-s, kryetare e fshatit Motyzhyn në rrethinat e Kievit, u gjend i shtrirë, pjesërisht i mbuluar nga rëra e me shenja gjaku të dukshme mbi rrobat e saj në jakën rreth qafës.

Ngjitës, ishte përdorur për të mbuluar pusin në të cilin ajo ishte hedhur.

Zyrtarja vendore ishte vrarë dhe varrosur në nxitim e sipër, së bashku me të shoqin dhe djalin e saj, gjatë okupimit rus të zonës, sipas Anton Gerashenkos, këshilltar në Ministrinë e Brendshme ukrainase.

Kjo familje është thjesht një prej të shumtave, të gjetura tërësisht të pajeta dhe të hedhura rrugëve në periferitë e kryeqytetit të Ukrainës. Një muaj i ashpër beteje, u zhvillua aty.

Gazetarët e huaj po e dëshmojnë efektin e pasluftës dhe po ndihmojnë ta dokumentojnë atë. Hetuesit, po analizojnë çdo detaj dhe po zbulojnë trupa të rinj dita ditës.

Hetimi ndërkombëtar do të jetë i nevojshëm gjithsesi për t’iu kundërpërgjigjur Kremlinit mbi pretendimet se nuk ka gisht mbi çfarë ndodhi. Moska, thotë se nuk ka gisht në asnjë vdekje civilësh e aq më pak në masakrën e Bucha-s.

Gerashkenko nga ana tjetër, artikulon edhe faktin se ka shenja të qarta torturash mbi familjen Sukhenko, përpara se të vriteshin.

“Pushtuesit mendonin se ata po bashkëpunonin me Ushtrinë tonë, duke i dhënë koordinata sa i përket vendodhjes së armikut”, thotë ai.

Hetuesit nga ana tjetër, në pusin ku ajo u gjend me familjen, po gërmojnë edhe më thellë, pasi dyshime ka se të tjerë persona mund të jenë vrarë dhe hedhur aty.

Ndërsa nga pala siberiane akuzat mohohen, nga ana e Perëndimit ato sa vijnë e shtohen.

Njëzëri, liderët e botës perëndimore e kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar të zbardhet plotësisht ngjarja nga organe ndërshtetërore, ku synimi është ai që Bucha, të trajtohet si një ngjarje ku janë zhvilluar krime lufte.

Vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka ngurruar ta quajë atë gjenocid. Ai premtoi se drejtësia do të vendoset në vend për të gjithë të humbur, të cilët deri tani, rezultojnë të jenë 410 syresh.

Zymtësia është kanalizuar në rrënjët e provincës së vogël ukrainase, e cila është kthyer në skenën botërore, nga e cila prozhektorët janë kthyer.

Hetimi, vijon…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore