Sport

Nis Kampionati Evropian U-21 i Taekwondosë, që po mbahet në Tiranë


Në kryeqyetetin e Shqipërisë, në Tiranë ka nisur Kampionati Evropian U-21 i Taekwondosë i cili zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

Në këtë organizim do marrin pjesë mbi 450 sportistë nga 36 shtete të botës, të cilët do të garojnë për katër ditë me radhë nga 27 deri më 30 shtator për të zgjedhur më të mirët e Evropës.

Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Evis Kushi foli për rëndësinë e këtij Evropiani që po mbahet në Tiranë.

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli tha se ndihet i lumtur që një kampionat Evropian po zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë.

Gjithashtu, edhe Zyrtari i Bashkimit Evropian të Taekwondosë, Metin Sahin falënderoi Federatën Shqiptare për këtë organizim.

Në fund të ditës së parë të evropianit, u ndanë edhe medaljet e para. Federata e Shqiptare e Taekwondosë vlerësoi zyrtarët e lartë shqiptarë të pranishëm në eveniment.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore