Lajme

Ne hoqëm dorë nga armët bërthamore për paqen në botë dhe NATO s’na e hapi kurrë derën, akuzon Kuleba


Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, nëpërmjet një postimi në median sociale Twitter, ka bërë një thirrje shumë të fuqishme ndaj gjithë botës, të cilët i parashtron faktin se “bota i detyrohet Ukrainës sigurinë e saj”.

“Ne hoqëm dorë prej armëve bërthamore për hir të paqes në botë”, shkruan Kuleba. “Prej asaj dite kemi trokitur në dyert e NATO-s, por ato kurrë nuk u hapën”.

Ky “vakum i sigurisë” sipas tij, është pikërisht çfarë e ka sjellë agresionin rus në Ukrainë.

Ndaj, për këtë arsye, bota i detyrohet ukrainasve sigurinë e tyre dhe kërkesa, është më se e qartë: Vendosni se cilat garanci për sigurinë, jeni të gatshëm t’i ofroni Ukrainës.

Kjo retorikë e ashpër karshi Perëndimit ka qenë e pranishme prej kohësh në gjuhën diplomatike të Kievit, duke parë edhe “moangazhimin” në mënyrën e duhur të disa shteteve në raport me atë çfarë mund të bëjnë për t’i dhënë fund konfliktit.

Kritikat më të mëdha, kryediplomati shpesh i ka pasur kundrejt Gjermanisë. Mbi të gjitha, për aspektin e mosfurnizimit direkt me armë të rënda dhe një ngurrim në sanksionimin e gazit rus apo naftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore