Shqipëria

Nderojmë guximin e studentëve që kërkuan ndryshimin politik, thotë ambasada amerikane


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në Twitter, ka uruar Ditën Kombëtare të Rinisë.

“Sot Shqipëria shënon Ditën Kombëtare të Rinisë. Vetëm 32 vjet më parë, studentë dhe të rinj shqiptarë protestuan kundër një prej regjimeve më mizore komuniste në Evropë dhe nisën rënien e tij, duke u bërë protagonistët e një momenti kryesor në historinë shqiptare”, thuhet në postim.

Më 8 dhjetor, sipas ambasadës amerikane, nderohet guximi i studentëve që kërkuan ndryshim politik dhe demokraci për vendin e tyre.

Po ashtu ka garantuar përkrahjen e SHBA-ve në hapat e tjerë të rrugëtimit demokratik të Shqipërisë.

“Rinia sot vazhdon të formësojë të ardhmen e vendit dhe SHBA-të qëndrojnë krah për krah me shqiptarët teksa ju bëni hapin tjetër të rrugëtimit tuaj demokratik për t’u bërë anëtar të BE-së”, ka vijuar postimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore