Film

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Ernie Lively


Aktori amerikan, Ernie Lively, ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, në një spital të Los Angeles.

Lajmin për vdekjen e aktorit, e ka konfirmuar familja e të ndjerit, teksa kanë bërë të ditur se ai vdiq nga ndërlikimet kardiake.

Sipas mediave të huaja, në momentin e vdekjes, Lively ishte i rrethuar nga gruaja e tij, Elain, dhe të gjithë fëmijët e tyre.

Ernie, kishte një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e aktrimit, ndërsa disa nga paraqitjet e tij më të bujshme janë; “Turner & Hooch”, “The Dukes of Hazzard” si dhe “Passenger 57”.

Ai po ashtu morri pjesë në filma të tillë si “Shocker” i vitit 1989, “Man in the moon” i vitit 1991 e “Looking Glass” i vitit 2018.

Lively morri pjesë edhe në disa shfaqje televizive si; “The X-Files”, “Renegade” dhe “The West Wing”.

Një nga rolet e tij të para të merituara është një episod i vitit 1975 të “The Waltons”.

Lively po ashtu është babai i aktores Blake Lively, dhe dyshja u shfaqën bashkë në të dy filmat e “Sisterhood of the Traveling Pants”.

Blake Lively dhe Ernie Lively.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore