Përballje

NBA/ Phoenix fiton super duelin përballë Warriors, Lakers dhe Nets gjejnë triumfin


NBA ka vazhduar me një tjetër natë spektakolare, e cila mbi të gjitha ofroi takimin e dy skuadrave me rekordin më të mirë deri tani.

Golden State Warriors ishin mysafirë të Phoenix Suns, derisa gjatë të martës u zhvilluan edhe katër ndeshje tjera.

Phoenix Suns – Golden State Warriors:

Skuadra me rekordin më të mirë në perëndim dhe në NBA, u përballën me njëra tjetren.

Ndeshja ishte e barazpeshuar, por me Phoenix që ishte pak më efikase në ato periudha ku ishin më të mirë.

Ndeshja në fund u mbyll me tetë pikë diferencë, 104-96.

Çereku i katërt më i mirë e bëri të pamundur që Warriors të shmangnin humbjen.

Jordan Poole i Warriors ishte basketbollisti me më shumë pikë në këtë ndeshje, mirëpo performuesi më i mirë ishte Deandre Ayton.

Basketbollisti nga Bahamas arriti 24 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime.

Me këtë fitore, barazohet tërësisht rekordi i këtyre dy skuadrave në krye.

Pas 21 ndeshjesh, të dy skuadrat kanë rekord 18-3.

Sacramento Kings – Los Angeles Lakers:

Lakers nuk e kishin fare të vështirë përballë Sacramento Kings.

Në fakt, King e kishin një pjesë të parë më të mirë, duke e mbyllur atë me nëntë pikë epërsi, 59-51.

Mirëpo, pas pushimit mes pjesëve u duk se dikush tjetër zbriti në fushë për Los Angeles Lakers.

Dy periudhat e pjesës së dytë, Lakers i mbyllën me 34 pikë epërsi.

Takimi u mbyll me rezultat 92-117.

Anthony Davis ishte basketbollisti më i dalluar i takimit, me 25 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.

Lakers me këtë fitore ngjiten në vendin e tetë në perëndim, me rekord 12-11.

Kings mbesin në vendin e 11-të, me rekord 8-14.

Brooklyn Nets – New York Knicks:

Në një ndeshje shumë të luftuar, Nets fituan përpak.

Diferenca mes skuadrave në fund ishte vetëm dy pikë.

Brooklyn Nets e fitoi takimin me rezultat 112-110, në një takim që ishte i barabartë thuajse në çdo sekonda.

James Harden ishte njeriu i takimit.

The Beard shënoi 34 pikë dhe arriti dyshifrorë të dyfishtë me dhjetë kërcime, dhe shtoi edhe tetë asistime.

Nets vazhdojnë të udhëheqin në lindje, me rekord 15-6.

Knicks mbesin në vendin e 11-të, me rekord 11-10.

Dy ndeshjet tjera të zhvilluara gjatë të martës përfunduan me këto rezultate:

Toronto Raptors 91-98 Memphis Grizzlies

Portland Trail Blazers 110-92 Detroit Pistons

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore