Sport

Myrto Uzuni infektohet me COVID-19


Futbollisti i kombëtares shqiptare, i cili luan për ekipin Ferencvaros, Myrto Uzuni, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat hungareze, sipas të cilave Uzuni bashkë me disa lojtarë dhe pjesëtarë të stafit teknik të klubit të Ferencvaros-it, janë infektuar me Coronavirus.

Nga kjo situatë, klubi hungarez është detyruar që të anulojë fazën përgatitore të janarit, e cila ishte programuar për t’u zhvilluar në Marbella të Spanjës.

Kujtojmë që Uzuni është futbollisti me paraqitjet më të mira në këtë edicion për Ferencvaros-in, i cili ka realizuar 19 gola në të gjitha garat.

Sulmuesi nga Berati e ka ndihmuar ekipin e tij të renditet në vendin e parë të ligës hungareze, me 35 pikë, një më shumë se vendi i dytë, Kisvarda.

Ndërkaq, Uzuni është pjesë e Ferencvaros-it që nga vera e vitit të kaluar, kur u transferua nga Lokomotiva e Zagrebit, për shumën e 1.8 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore