Jetesë & Stil

Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, po shijon ditët e para si nënë


Aktorja dhe modelja amerikane, Emily Ratajkowski, me anë të një imazhi të postuar në llogarinë e saj të Instagram-it, ka ndarë me publikun lajmin se tashmë është bërë nënë.

Modelja ka publikuar një fotografi ku shihet të jetë e relaksuar derisa ushqen me gji të porsalindurin e saj.

“Sylvester Apollo Bear na është bashkuar në tokë, arriti me 3/8/21 në mëngjesin më surreal, më të bukur dhe më të mbushur me dashuri të jetës time” ka mbishkruar Emily.

Emily ka mbajtur vazhdimisht fansat të azhurnuar gjatë gjithë shtatzënisë së saj, duke shkruar e publikuar postime të ndryshme në llogaritë e saj të mediave sociale.

Gjatë tetorit të vitit 2020, Ratajkowski në një ese personale rreth shtatzënisë së saj, për Vogue u shpreh të jetë shumë liberale kur bëhet fjalë për gjininë e foshnjës.

“Ne na pëlqen të përgjigjemi se nuk do ta dimë gjininë derisa fëmija ynë të jetë 18 vjeç dhe se vet ata do të na bëjnë të ditur atëherë” tha ajo.

“Për ne ka gjëra tjera më komplekse se sa me çfarë organi gjenital do të mund të lindë fëmija ynë” përfundoi Emily.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore