Lajme

“Milloshi i ri” – politikani serb që u thotë serbëve se “Kosovën duhet ta kthejnë nën Serbi”


Millosh Jovanoviç

Millosh Jovanoviç, lideri i partisë serbe të ekstremit të djathtë – Partia e Re Demokratike e Serbisë – që para disa ditësh hapi zyrë në Mitrovicën e Veriut, ka folur përsëri për Kosovën.

Duke folur në një përvjetor të partisë së tij, Jovanoviç, bëri deklarimin se “serbët në Kosovë s’do kenë të drejta, nëse Kosova nuk është serbe”.

I till ishte ligjërimi i tij edhe me 15 korrik, kur duke qëndruar në Mitrovicë tha se “askush nuk guxon të mendojë për ta dorëzuar Kosovën, djepin e Serbisë”.

Jovanoviç u ka thënë serbëve në Veri se ai do të luftojë për të drejtat e tyre “si dhe të drejtat e shtetit serb në Kosovë”.

“Po kthehemi në Kosovë dhe në Mitrovicë – po hapim bordin dhe zyrën tonë të parë. Është Boris Janiqijeviç (kryetar i bordit të qytetit) që kishte vullnet, gatishmëri dhe dëshirë për të luftuar për këtë parti”, tha Jovanoviç, duke folur për udhëheqësin e kësaj partie në Kosovë.

Jovanoviç ka paralajmëruar edhe zgjerimin e partisë, bordit dhe aktivitetet e reja.

“Ne fillojmë nga Mitrovica, por kemi njerëz në jug të Ibrit. Njerëz do të kemi edhe në Shtërpcë, Hoçë të Madhe, ku tashmë kemi njerëz, e në vende të tjera. Ne do të zgjerohemi dhe do të hapim zyra kudo ku ka serbë”, pohoi ai duke treguar për planet e së ardhmes.

Siç u ka thënë ai qytetarëve serbë të Kosovës, vendimin për të hapur zyra të partisë në Kosovë, e mori pasi pa se po ka shumë ankesa në Aleksandër Vuçiç-in dhe partinë e tij.

Ish-gjenerali serb i Koshares në Jarinje bashkë me Jovanoviçin – “Kjo është tokë serbe, do të kthehemi”

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore